Porti i Durrësit dhe fluturimet nga Rinasi dhe anasjelltas janë dy nga pikat kryesore strategjike që na lidhin me Italinë, por që kanë një masë të madhe shkëmbimi pasagjerësh. Ne Real Story eshte bere nje kalkulim dhe po tregohet masa e madhe e shkembimeve me Italine. Kështu nga Roma ka pasur 34 fluturime, nga Milano 26 fluturime, Bolonja 11 fluturime, kurse nga Venecia, verona dhe Bergamo nga 7 fluturime.
Ne nje jave mes dy vendeve komunikojne 100 fluturime, me mbi 12 mije pasagjere.
Janë qindra njerëz që kanë ardhur në Shqipëri nga Italia dhe janë marrë shumë masa në aeroport dhe sidomos në portin e Durrësit. Deri më tani nuk ka as edhe një rast të raportuar.
Nga Porti i Durresit jane marre masa prej kohesh nga disa struktura mjeksore, ku sot funksionon nje Task Force dhe jane disa subjekte syresh qe ushtrojne kontrolle. Masat jane marre qe ne momentet e para sipas zyrtareve.