Një burrë, i akuzuar se mbante në frigorifer vaginat e 21 femrave, ka dalë në gjykatë. Peter Frederikson, 63 vjeç, u arrestua në shtator pasi policët bënë zbulimin e çuditshëm në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut.
Danezi tha se fajin e ka gruaja e tij, e cila merret me mjekë popullorë, që praktikojnë disa magji.
“Ato i përdor gruaja ime, jo unë. As nuk e dija çfarë kishte në frigorifer,” tha ai.
Por gruaja e tij, 28-vjeçarja Anna Matseliso Molise thotë se i shoqi e ka droguar dhe i ka prerë organin gjenital.
Frederiksen akuzohet për sulm seksual dhe dhunim të organeve femërore.
Ai thotë se e shoqja donte të shiste këto pjesë të trupit në Lesoto, një shtet i vogël pranë Afrikës së Jugut, ku ai ka një tjetër dyqan armësh.
“Nuk kam bërë kurrë synet një grua këtu në Afrikën e Jugut. Atje në Lesoto bëhen këto. Kam bërë edhe foto në male, ku gratë bëhen synet”, tha ai.