Albëria Hadërgjonaj dhe Drini Zeqo kanë “tradhëtuar” partnerët e tyre në “Dance with Me” duke u shfaqur në një nga klubet e Tiranës shumë të afërt me njëri tjetrin. Kujtojmë se Drini la rolin e prezantuesit në “Dancing with the stars” për t’u bashkangjitur kastës së yjeve konkurentë në “Dance with me”. Në anën tjetër, këngëtarja po konkuron edhe në festivalin “Kënga Magjike” me një baladë të ndjerë, njëra nga më të pëlqyerat deri më tani nga këngët e prezantuara.