Ujësjellës-Kanalizimet kanë finalizuar një tjetër investim në kryeqytet. Investimi i ri në rrjetin e ujësjellësit që po kryhet në rrugën “Shyqyri Ishmi”, i jep zgjidhje kërkesave të furnizimit me ujë si pasojë e rrjetit të amortizuar, për banorët e kësaj lagjeje.
Falë rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve, tashmë banorët e kësaj zone do të përfitojnë rritje të ndjeshme të kapacitetit të furnizimit me ujë.
Grupet e punës së UKT-së janë çdo ditë në terren, në çdo cep të kryeqytetit për të përfunduar punimet për investimet e reja në rrjet, mirëmbajtje apo eliminimin e defekteve të ndryshme që raportohen nga banorët.
Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime në kryeqytet i janë përgjigjur sinjalizimit të banorëve dhe po punojnë me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë investimet sipas të gjithë parametrave bashkëkohorë dhe me cilësi më të mirë.