Dy panele diellore kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Sipas mediave informative, panelet diellore pësuan defekt teknik dhe kanë shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe është ndjerë në pjesën më të madhe të qytetit, duke përhapur panik tek banorët.
Ndërkohë Policia në njoftimin e saj zyrtar bën me dije se bolieri dhe tre panelet ishin të një lokali në lagjen ”Kala” në Elbasan, në pronësi të E.S.
Informacioni i policisë
Në lagjen “Kala”,Elbasan, në lokalin në pronësi të shtetasit E.S., dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka plasur një bolier dhe për pasojë kanë plasur dhe tre panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /e.s/