Pasi doli zbuluar në Tiranë, me zaptimin e kompleksin sportiv “Partizani” ku ndërtoi pallate me vlerë prej 20 milionë eurosh, dhëndërri i Sali Berisha vijon të “kujdeset” për mjedisin në Vlorë.
Jamarbër Malltezi, në emër të PD si shef i departamenti të Mjedisit në këtë parti, deklaron që nga Vlora se bandat e qeverisë po bëjnë biznes me vdekjen.
Deklarata e plotë e Malltezit:
Të gjithë mbani mend sesi Edi Rama u perpoq të kalonte ligjin për importin e mbetjeve para pak vitesh me përbetimet se Portet dhe Doganat Shqiptare ishin të sigurta. Ndonëse nuk e miratoi dot ligjin, Rama lejon importin e mbetjeve nën etiketën si kimikate, përmes VKM 665 të datës 21.09.2016 “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”.
Vlonjatet si gjithë shqiptarët meritojnë det dhe mjedis të pastër, pa helme dhe pa mbetje të rrezikshme.
Vlonjatet patën mundësi të ndjejnë nga afër dëshirën e madhe të Edi Ramës për të importuar plehrat e botës. Mediat italiane raportuan për të paktën 15 udhëtime me traget, ku sasi të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, largohej nga Italia me qëllim depozitimin në Shqipëri sipas një skeme tipike mafioze.
Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës.
Tek rruga e 15-të mesa duket qenkan prishur pazaret dhe u kap ngarkesa.
Po ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme?
Në det apo maleve që të ndotin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve me azbest për 100 vitet e ardhshme?
Vlonjatet janë të qartë për skemën e funksionimit. Ata e dine se kujt i janë dhënë licencat për tragete dhe kujt i jane dhene licensat për grumbullim dhe depozitim mbetjesh. Gjithë shqiptarët morën sihariqin pardje se do shkrihet inspektoriati i mjedisit dhe do behet pjese e IKMT, pra kjo qeveri do policë që të ndajnë pazaret veç për ndërtime por jo inxhinierë mjedisi që matin rrezikshmërinë dhe sasinë e mbetjeve të rrezikshme.
Edi Rama do na thotë prapë se edhe në darkën e ngrohtë, ia ulen trafikantin me zor, por shqiptaret e kanë të qartë lidhjen e Ramës me trafiqet, bandat, drogën dhe plehrat.
Kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët.