Koronavirusi Covid-19, i shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si eme.rgjencë ndërkombëtare, duket se po përhapet me shpejtësi edhe në Europë, ku më shumë se 100 raste u raportuan në Itali.
Më shumë se 100 të infe.ktuar nga koronavirusi në Itali
Kjo e bën të nevojshme shpërndarjen e çdo lloj informacioni në funksion të mbrojtjes ndaj tij. Për të parandaluar koronavi.rusin:
- Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alk.ooli.
- Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart.
- Shmangni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë.
- Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit.
- Shmangni kontaktet e panevojshme me kafshë të gjalla apo produket e tyre dhe lani duart nëse keni pasur kontakt. Mishi, qumështi i papërpunuar dhe organet e kafshëve duhet të jenë të përpunuara mirë.
- Mos qëndroni në ambiente të mbylluara me shumë njerëz (si për shembull në urban).
- Përdorni maska.
- Konsultohuni me mjekët nëse keni pasur kontakt me njerëz ku janë raportuar të infektuar nga koronavirusi Covid-19.
- Nëse keni simptomat e paraqituara në vijim, telefononi Ur.gjencën Kombëtare në numrin 127.