Shqiptarët në Itali po kthehen në atdhe. Tmerri që ka shkaktuar koronavirusi në vendin fqinjë ka bërë që një pjesë e shqiptarëve që jeton në Itali të kthehet në vendlindje.
Frika ka bërë që ata të lënë shtëpitë e tyre për të qëndruar tek të afërmit e tyre në Shqipëri.
Si pasojë radhë të gjata në pikën hyrëse nga Brindisi për në portin e Vlorës. Shkak për radhët janë bërë kontrollet që po ushtron mbi shqiptarët pala italiane.
Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali.
Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë.
Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara.
Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave, si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës.
Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës.
Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156.
Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.