Një nënë në Amerikë ka pranuar që një burrë të përdhunojë vajzën e saj 15-vjeçare, në këmbim të parave! Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, lejoi që William Hopper 53 vjeç, milioner dhe pronari i një jahti nga Matheës Country i SHBA-ve, të përdhunojë vajzën e saj, madje ajo lejoi që ai të realizonte dhe foto gjatë aktit, në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.
Menjëherë pasi u njoh me ngjarjen, policia ka bërë të mundur arrestimin e William dhe nënës së të miturës. Por burri i mohon akuzat dhe pretendon se në gjithë këtë ngjarje është thjeshtë një viktimë. Ndërkaq dëshmia e vajzës nuk është marrë nga gjykata, pasi e mitura ndodhet në gjendje të renduar psikologjike, shkruajnë mediat e huaja.
Hooper dhe nëna e vajzës akuzohen për trafikim njerëzor dhe priten të marrin një dënim përfundimtar në 30 mars, të muajit të ardhshëm. Nga krahu tjetër, policia ka sekuestruar jahtin luksoz të 53-vjeçarit si provë materiale, pasi në mjetin lundrues besohet se janë kryer aktet e turpshme. /e.s/