Zbardhen emra të tjerë të personave që janë në listën e Operacionit “Forca e Ligjit”,ku sot “Shqiptarja.com” publikon emrat e individëve që janë nga Vlora dhe Tirana. Me hyrjen në fuqi të aktit-normativ nr.1 të kryeministrit Rama, policia kriminale ka hartuar dhe listat e shtetasve që janë të dënuar dhe menjëherë kanë filluar verifikimet për verifikimin administrativ të pasurisë së tyre.
Mes personave që janë në listën e Tiranës, ku OFL-ja ende nuk i ka përmendur emrin dhe ti çojë kërkesën për të justifikuar pasurinë është Domart Konjari.
Ky i fundit është person që kryen trafikun e kokainës në Francë dhe çështja në ngarkim të tij vijon të jetë në gjykim pranë gjykatës së posaçme në Tiranë. Konjari është në kërkim, pasi u lirua me një vendim të gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, me pretendimin se i kishin mbaruar afati kohor i qëndrimit në burg.
Një emër tjetër mjaft i njohur i botës së krimit dhe botës së biznesit në Tiranë, për të cilin OFL-ja ende nuk i ka përmendur emrin, por që rezulton në listat e policisë kriminale, është Fejzo Zekaj, pronari në “hije” i kompanisë “F.Z Construction”. Nëna e tij Tefta Zekaj është administratore dhe ortake e shoqërisë “FZ Construksion” sh.p.k.
Emri i Zekajt shfaqet në dokumentet e drejtësisë italiane në vitin 2003, si i implikuar në trafikimin e 6 kilogramëve heroinë nga Bullgaria dhe Turqia. Në moshën 26 vjeçare, Zekaj arrestohet së bashku me bullgarin Stuianov Nicolov Gheoghe si bashkëpunëtorë në trafikim. Zekaj, i ka shpëtuar një urdhër-arresti të lëshuar nga policia italiane në dhjetor 2004 dhe një hetimi të prokurorisë shqiptare për pastrim “parash”, ndërsa vazhdon i pashqetësuar, aktivitetin e tij të biznesit në Tiranë.
Një personazh tjetër është Gentjan Çaka, anëtari i bandës “Hakmarrja për drejtësi”, i dënuar për akuzën e pengmarrjes dhe gjobëvënies. Po kështu është dhe Enver Curri, njeriu që i doli emri në ngjarjen e Laçit, ku u vra simpatizanti i LSI-së Gjon Gjoni, në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Curri rezulton i dënuar për trafik droge në Itali. Po kështu në listën shumë emërore është dhe biznesmeni Halit Nazifi.
Veç listës së Tiranës, “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë dhe listën e personave në Vlorë që u kërkohet nga OFL të justifikojnë pasurinë, ku ndër emrat e parë është Fredi Mehmeti. Pas tij radhiten emra të tjerë si ai i Kreshnik Brahimit, djalit të Bashkim Brahimit të dënuar në Itali për trafik droge dhe ndërtues i një hoteli luksoz në Vlorë.
Më tej lista vijon me Armando Sulejmanin dhe familjarëve të tij ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”. Ky i fundit është dënuar për grabitje me armë dhe si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Gazmend Braka ose “Gaxhai” në Vlorë.
Lista pasohet me një emër tjetër shok i “Çipurit”, Sokol Sinomati, ose siç njihet ndryshe me nofkën “Buzderi”, duke vijuar me Fatmir Hysenin ose “Doqja” i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Inez Hajrulla dhe vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Tiranë.
Lista e Vlorës që ende OFL-ja nuk e ka bërë publike vijon me emra të tjerë si Julian Metushaj,Eduart Leskaj, Genis Mëhillaj, i dënuar si pjesë e bandës së tritolit në Vlorë, Julian Sinanaj, killeri gjakftohtë i bandës së Vlorës i dënuar me 35 vite burgim.
Lista vijon me një emër tjetër siç është Aleksandër Sinanaj nga Rradhima, i cili është dënuar për grabitje me armë të një banke të nivelit të dytë në Vlorë, ngjarje e ndodhur në vitin 2011.
Mes emrave në listën e OFL-së në Vlorë, janë dhe dy femra që duhet të justifikojnë pasurinë e tyre. E para është Albertina Konomi, si pjesë e një bande në Athinë në Greqi, ku kanë kryer plot 33 grabitje.Femra tjetër që është në listën e OFL-së quhet Desilvja Menaj, e arrestuar për gjobëvënien ndaj një biznesmeni në Vlorë.
Më tej lista vijon me Endri Rrokaj, i dënuar në Itali për trafik droge dhe në Shqipëri për gjobëvënie.
Në listën e Vlorës janë dhe emrat e Besim Besimaj, Ermal Mekollarit, Marion Manaj, Altin Aliaj i cili është nip i familjes Llanaj në Vlorë. Një tjetër emër është dhe Arlind Hitaj, Arbër Katiaj, Sokol Dhima e Bledar Aliko, të dënuar në Vlorë për grabitjen e bankave.
Kreshnik Limo i dënuar për vrasje në Vlorë, Shpëtim Bani, Albert Skënderaj, Julian Koçiraj, Sokol Ramadanaj, Ermal Rrapaj, Aranit Dedënika ose “Bojku” i dënuar për pengmarje të një biznesmeni në Vlorë dhe Festim Velaj.
Mes personave të tjerë që janë në listën e Vlorës, qartësohen emrat e Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj, të tre të hetuar për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e trupit të Albano Xhaferit në Vlorë. /shqiptarja.com/
Redaksia e gazetes duhet ta mesoje nje here e mire se me Vendim te formes se prere te Gjykates se Larte te RSH eshte provuar dhe konkluduar se e ashtequajtura ” Hakmarrja per Drejtesi ” nuk ka ekzistuar kurre realisht por ka qene nje krijese e politikes se kohes te udhehequr nga Sali Berisha.