Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka sulmuar anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, e cila u kthye në “mollën” e debatit, Presidencë-KED dhe maxhorancë, për shkak të emërimit paralel me Marsida Xhaferllarin, por edhe ministren Etilda Gjonaj.
Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në këtë qark, Kryemadhi tha se situata politike në Shqipëri “është e ngjashme me një gjendje kome”, dhe se “më 2 mars do të shkoj në bulevard si qytetare”, duke iu referuar protestës së thirrur nga bashkëshorti i saj, njëherazi president, Ilir Meta.
“Si do të jetë natyra e Gjykatës Kushtetuese, kur Arta Vorpsi ka ngelur në provim? Ministrja që ka vjedhur protokollin, ka vjedhur edhe pronat e shqiptarëve. Një halabake rruge merr guximin të falsifikojë protokollin e shtetit. Strukturat e drejtësisë le të vendosë për të. Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse. Unë do të jem në Bulevard më 2 mars si një qytetare.
Ky person mos u çudisni se nuk e ka problem, që siç falsifikoi procesverbalin për Neser Saitin për të mbyllur e Saimir Tahirit sepse kishte një bos mbi kokën e tij, që të mos tregonte lidhjen e Habikljave që urdhrin e merrnin nga Rama përmes Tahirit, kjo po kështu falsifikon provat e vrasësve dhe krimineleve, ku heq shenjat e gishtërinjve të kriminelëve dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë.
Nuk do të mbështes Ilir Metën por kauzën. Biozneset po falimentojnë, Shkodra mbart padrejtsitë e qeverisë”, tha Kryemadhi.
g.kosovari
Moj Monika kryerrugace.Mallkuar qofsh e mos i gezofsh parate qe i vodhet popullit shqiptare
Rrugace,vrasese,e paturp