Juria e “Italia’s Got Talent” është surprizuar nga performanca e 18-vjeçares shqiptare nga Drenica e Kosovës.
Vanesa Krasniqi ka marrë vëmendjen e të gjithëve me performancën e këngës “Shallow” të Lady Gagas në versionin ‘chipmunk’, shumë i përhapur kohët e fundit.
Para se të këndonte ajo kërkoi edhe praninë e Frank Matano-s, njërit prej pjesëtarëve të jurisë në momentin e performancës së saj në piano.
Në fillim ajo u prit me të qeshura për shkak të zërit të saj të çuditshëm, por më pas i gjithë publiku duartrokiti.
Përveç performancës në sy ra edhe looku i saj me flokët rozë. /e.s/