Ilir Meta po tenton ta prishë magjinë e paqes mes palëve që janë mbledhur në një tryezë për Reformën Zgjedhore.
Teksa partitë opozitare brenda dhe jashtë Parlamentit kanë pranuar të negociojnë për ndryshimet në Kode, Presidenti është kujtuar papritur të kërcënojë jo vetëm me ‘provat tronditëse’, por edhe duke thirrur mbështetësit e tij në shesh më 2 mars.
Në thelb, kreu i shtetit jo vetëm që nuk ka qenë ’kumbar’ i ndonjë tryeze apo marrëveshjeje, por është iniciatori i shkeljeve kushtetuese që datojnë me mosdekretime ministrash e me ç’dekretime zgjedhjesh.
Presidenca këto ditë ka sqaruar edhe arsyet përse protesta e 2 Marsit duhet mbajtur patjetër. Një natë më parë, këshilltari i Presidentit u shpreh se ky tubim po mbahet meqenëse ai i 8 dhjetorit u anulua për shkak të tërmetit.
Arsyet përse Meta ka vendosur të ndërhyjë për ta zhbërë dakordësinë e mundshme mes mazhorancës dhe opozitës mbeten mistike. Ose gjithësecili ta gjykojë vetë mllefin e Metës!
A.Rada / JavaNews