Pas arrestimit te gjashtë personave, te akuzuar se tentuan të fusnin në Shqipëri mbetje të rrezikshme përmes tragetit të linjës Brindizi-Vlorë, reagon bashkeshortja e Zamir Kormuzit, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve.
Ne nje deklarate per mediat Rozina Kormuzi hedh poshte akuzat dhe kerkon lirimin e bashkeshortit te saj, per te cilin deklaron se eshte i pafajshem.
“Ne jemi biznes i paster. Nuk kemi lidhje me kete qe po thuhet ne media. Policia e mori burrin tim per nje deshmi dhe e arrestoi. Ne kemi punuar gjithmone pastër ne firmën tone. Asnjehere nuk kemi futur mbetje te rrezikshme”- thotë ajo, duke i bërë thirrje drejtësisë dhe gjykatës, pasi sipas saj burri është i pafajshëm.
g.kosovari