Hapat për në Bashkimin Evropian duhet ti hedhim me kujdes. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga një aktivitet për inovacionin të zhvilluar në Shtëpinë e Evropës.
Sipas tij, integrimi në BE është një proces që bazohet në merita, për secilin vend.
“Konceptimi që tashmë po na del me metodologjinë e re dhe qasja që Evropa si uniuon do të ketë ndaj nesh si individë do të jetë shumë më shumë herë e lidhur me kapacitetet tona për të ndërvepruar me të tjerët. Sa më shumë ti japim BE shembuj të ndërveprimeve tona të suksesshme aq më shumë BE do të respektojë përpjekjet tona individuale dhe do të jetë edhe më i qetë në të menduarit dhe konkluzionin për të na futur brenda.
Këtë shtëpi kaq të bukur të Evropës unë e shoh për herë të parë. Shoh që këtu ka një lloj kopshti të bukur. Nuk është se ka shumë vend për të vrapuar, port thjesht hyni gjeni vendin, por unë do ta sjell djalin tim të vogël dhe ai duhet të kuptojë se çfarë është BE. Duhet ti hedhim hapat me kujdes në mënyrë që mos i shqetësojmë të tjerët”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se shkuara është e shkuar dhe duhet të shkojmë përpara e të mendojmë për fëmijët tanë.
“Duhet ta trajtojmë, por duhet të shkojmë përpara e të mendojmë për fëmijët tanë, se si do të na shohin ata ne, nuk është se jemi më të mirë se prindërit, gjyshërit tanë që kanë marrë pjesë në luftëra, por ata nuk kanë qenë në pozicionin tonë, nuk kanë pasur një BE që priste për ta, lirinë për të zgjedhur, fatin e tyre në duart e tyre dhe kjo ka ndodhur për shekuj e shekuj, duke qenë të rrëmbyer nga politikat e kohës. Ne e dimë tani, kemi vetëm një drejtim BE”, tha Rama.
g.kosovari