Kreu i demokratëve ka njoftuar për një zjarr në laboratorin e policisë. Kanë qenë orët e para të mëngjesit kur Lulzim Basha ka shkruar në Facebook se një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë Laboratorin Shkencor. Sipas tij, zjarri është vënë me qëllim zhdukjen e provave në lidhje me drogën.
“Zjarr ne Laboratorin Shkencor te Policise! Raportohet nga oficere te policise se zjarri eshte i qellimshem dhe ka pasur objektiv shkaterrimin e provave ne lidhje me drogen e konfiskuar ne disa operacione te fundit. Po behen perpjekje per ta fshehur kete akt kriminal” – shkruan Basha.
Ndërkohë, policia ka reaguar duke thënë se një prej neoneve ka bërë masë në katin e dytë. Ajo njofton se asnjë laborator nuk është djegur, përveçse disa telave të ndriçimit në sheshpushim.