Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas vizitës së kryedemokratit Lulzim Basha në stacionin e pompimit të ujit në Poçem, Mallakastër, aty ku punonjësit janë futur në grevë urie për pagat e prapambetura.
Braçe e nis shkrimin me lajmin e një portali që shkruan se zv.kryeministri nuk i ka hapur telefonin njërit prej grevistëve të Poçemit, duke e përgjënjeshtruar këtë fakt.
‘Sot, dita ime nisi me lajmin e nje portali kellire, gjobevenes recidivist, sipas te cilit une i kisha mbyllur telefonin punetoreve greviste ne Pocem.
Ne fakt, e verteta eshte krejt ndryshe; Nje dite me pare, ne mesdite, kam marre nje thirrje qe sipas telefonit tim, zgjati 4 sekonda; Une ja hap kujdo telefonin, ne cdo kohe, i pergjigjem gjithkujt ne tel, ne mesazhe, ne ëhatsapp, ne instagram etj, madje me shajne perse e bej kete’, shkruan Braçe.
Më tej, zv.kryeministri akuzon Bashën se kur ai ka qenë ministër u privatizua stacioni i pompimit në Poçem nga qeveria Berisha, dhe nga ai që Braçe e quan babai i ‘Lyrëzim Bashës, ish-kryeministri Sali Berisha.
‘Punetoret e nenstacionit te Pocemit jane peng i privatizimit te ARMO nga babai i Lyrezim Bashes;
Pra, ARMO-n, Sali Berisha e ka shitur me gjithe nenstacion-edhe pse ai furnizon pertej ARMO-s, me gjithe punetore, duke e bere nenstacionin dhe juve, prone te Rezear Tacit ne fillim, bankes huadhenese me pas dhe ne perdorim te cdo palacoje qe merr me qira ARMO-n kohe pas kohe!’, shkruan zv.kryeministri.
SHKRIMI I PLOTË I ERION BRAÇES:
GENJESHTARI I NEVERITSHEM!
Sot, dita ime nisi me lajmin e nje portali kellire, gjobevenes recidivist, sipas te cilit une i kisha mbyllur telefonin punetoreve greviste ne Pocem.
Ne fakt, e verteta eshte krejt ndryshe; Nje dite me pare, ne mesdite, kam marre nje thirrje qe sipas telefonit tim, zgjati 4 sekonda; Une ja hap kujdo telefonin, ne cdo kohe, i pergjigjem gjithkujt ne tel, ne mesazhe, ne ëhatsapp, ne instagram etj, madje me shajne perse e bej kete.
Pra, 4 sekonda, kam degjuar nje “alo” dhe “Erjon Brace je”;
Kur une nisa te them “alo” sinjali u nderpre, telefonova ate numer-e provuar nga telefoni im, dhe thirrja nuk mberrinte. Kaq!
Cdo kellire nga ai portal te vije e ta verifikoje ne telefonin tim.
Por ama,kur pashe Lyrezim Bashen ne Pocem, e kuptova pse duhet te baltosesha une.
Tani, per punetoret ne greve dua te them ca te verteta e te jap mendimin tim;
1- Punetoret e nenstacionit te Pocemit jane peng i privatizimit te ARMO nga babai i Lyrezim Bashes;
Pra, ARMO-n, Sali Berisha e ka shitur me gjithe nenstacion-edhe pse ai furnizon pertej ARMO-s, me gjithe punetore, duke e bere nenstacionin dhe juve, prone te Rezear Tacit ne fillim, bankes huadhenese me pas dhe ne perdorim te cdo palacoje qe merr me qira ARMO-n kohe pas kohe!
LYREZIM BASHA KA QENE MINISTER DHE KA MIRATUAR PRIVATIZIMIN TUAJ!
2- Lyrezim Basha ka njohje personale,
te ngushte, me njerin nga administratoret reale te kompanise qe ju ka marre me qira;
prisja nga ky mashtrues qe sot tu kish sjelle pagat bashke me administratorin ne fjale, por beri sikur qau dhe u betua tu genjeje edhe nje here per te ardhmen.
Tani, cfare mendoj une; Privatizimi i ARMO ka qene kriminal ndaj duhet hetuar nga prokuroria kunder korrupsionit ne gjeresi, duke i perfshire te gjithe, shitesit ne qeveri, bleresin, bankat perfshi ish guvernatorin e Bankes se Shqiperise, permbaruesit, qiramarresit-te gjithe;
Kontrata e privatizimit te ARMO-s, detyrimet financiare te saj, aksionet e shtetit dhe vlera e tyre e adminiatruar nga kompania, parate e marra, duhen analizuar nje me nje dhe cent me cent.
PAS KESAJ, PER MUA, ZGJIDHJA S’JANE QIRAMARRESIT BATAKCINJ TE RRADHES POR SHTETEZIMI!
Me shani komunist tani!