Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vazhdon remontet e planifikuara në nënstacione në të gjithë territorin, për të rritur cilësinë e furnizimit me energji elektrike të abonentëve familjarë dhe biznese. Në këtë kuadër OSHEE njofton abonentët se ditën e nesërme, datë 21 shkurt 2020, do të ketë stakime të energjisë elektrike në disa zona të vendit.
Në Korçë do të ketë stakim për shkak të remontit të parashikuar në NST Lozhan, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 ku do të stakohet energjia në këto zona: Velçan, Strelcë, Moglice, Lozhan, Senisht, Tresove, Miniera Rosover.
Stakim do të ketë në Tropojë për shkak të remontit të parashikuar në NST Gropaj, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00, ku do të stakohet energjia në këto zona: Fierzë 1, Fierzë 2, Gjonaj 1, Komuna Fierzë, Gjonaj 2, Lekurtaj, Shullan, Velishtë, Breg Geg-Hysen, Betoshë, Shëngjergj, Curraj i Poshtëm, Tetaj, Fusha e Mullinjve, Markaj, Gjon Pepaj, Peraj, Kapit, Vran 1, Vran2, Meserr, Ndergjugje, Varg, Palc, Salc, Brisë Velishtë, Rai, Macaj, Rrodhe, Kodra e Dëllinjes, Knudi, Dushaj, Arveje, Flutur, Tpla, Ndocaj, Kryekand, Manaj, Cukë, Vakaj, Zhark, Deg-qendër, Ponar, Hasanaj, Mushak, Katanaj.
Stakime do të ketë edhe në Durrës për shkak të remontit të parashikuar në linjën 35 kV L30 – 65 Durrës – Porto Romano 1. Pa energji do të mbeten zona e Sektorit Rinia, Rruga “V. Turja” në orarin 09:00-13:00.
Sipas OSHEE-së këto remonte janë të planifikuara dhe po kryhen me qëllim rritjen e cilësisë e shërbimit, sigurisë dhe për të eliminuar humbjet në rrjet.
/a.r