Kreu i shtetit, Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për Gjykatën Kushtetutës dhe sipas tij ajo është cënuar nga kryetari i KED, Ardian Dvorani.
Pas një fjale të shkurtër, Meta ia ka lënë vendin këshilltarit ligjor të tij, Bledar Dervishi.
Ky i fundit shpalosi disa pretendime të Presidencës në lidhje me procesin, ndërkohë që presidenti Meta u ul mes gazetarëve.
“Do bëj një përmbledhje të shkeljeve. Në 21 shtator 2019 Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet për të bërë listimin e kandidatëve për 4 vendet vakante. Merr disa vendime, ndërmjet tyre dhe një vendim siç është pika dy.
Në faqen e Gjykatës së Lartë ka një seksion për këshillin.
Prova e dytë; në 22 shtator, në faqen e Gjykatës së Lartë publikohen 4 vendimet e KED, për 4 vakancat. Këshilli vendosi miratimin e raportit dhe listën e kandidatëve për vakancën e shpallur nga presidenti-nga Kuvendi-nga presidenti-Kuvendi. Këshilli ka ndjekur radhën që dikton kushtetuta dhe ligji. President-Kuvend, Gjykatë e Lartë. Në datën 15 tetor presidenti i Republikës, pasi mori informacion nga Kuvendi, emëroi listat. Presidenti i kërkoi Kuvendit që të shprehej për emërimin e gjyqtarit të dytë, e me radhë.
Duke parë se Kuvendi kishte vendosur që ta shtynte afatin, që sipas Dvoranit do të kapërcente këtë afat. Presidenti ndërmori një akt administrativ dhe ja drejton kuvendit kryetarit Ruçi, avokates Ballanca, dhe tek kryetari Dvorani. Në këtë shkresë paraprake kërkonte rregullimin e situatës. Presidenti mbështetur në normat kushtetuese, ka vendosur të pezullojë procesin administrativ të listës dhe praktikës së plotësimit të vakancave, deri në zgjidhje të gjyqtarit të 2-të. Presidenti i kërkoi KED plotësimin e dokumenteve.”, tha Dervishi.
/a.r