Ishte shkurti i vitit 2017 kur Partia Demokratike me mbështetjen nën rrogoz të Ilir Metës, do të ngrinte një çadër në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke shkaktuar një krizë artificiale politike për vendin. Deri në atë kohë, PD dhe LSI kishin bërë çmos për të penguar refomën në drejtësi, por presioni i ndërkombëtarëve i detyroi të shkonin e të voton PRO 100%.
Mirëpo, beteja për të ndaluar përparimin e reformës në drejtësi vazhdoi nga PD dhe LSI duke përdorur çdo lloj makinacioni për ta sabotuar apo vonuar, duke kërkuar vazhdimisht nga ana tjetër një pazar me mazhorancën e cila për fat të mirë nuk ia dha kurrë duke qëndruar në krahun e SHBA-BE. Në këto kushte, PD me mbështetjen e LSI, nga çadra, duke braktisur parlamentin po vonin Vettingun, një ndër hallkat themelore pë fillimin e reformimit të drejtësisë së vjetër. Dhe ia dolën që ta vonin me muaj me radhë votimin e Vettingut, derisa ardhja e boldozierit amerikan i detyroi të votonin sërish pro.
Sot, kur kanë kaluar afro tre vjet nga ajo sagë, PD dhe LSI janë vendosur sërish në ballë të luftës kundër reformës në drejtësi. Ilir Meta ka marrë frenat e gjithë luftës, por edhe PD po bën pjesën e saj duke tentuar të fusë hundët në reformë. Sot, teksa diskutohej për reformën zgjedhore, PD ka kërkuar që gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të mos kalojnë në sitën e Vettingut, por të përzgjidhen direkt pa kaluar asnjë verifikim. Mazhoranca nëpërmjet Gjiknurit nuk e ka pranuar këtë propozim, pasi ky parim i propozuar nga PD do të ishte tërësisht në kundërshtim me kushtetueshmërinë dhe parimin mbi të cilin po zhvillohet reforma në drejtësi.
Kjo lëvizje e PD-së tregon edhe njehërë se opozita po kërkon pazare dhe jo reforme reale. Ky propozim i bërë sot nga PD tregon edhe një herë se opozita në çdo dritare që i hapet, tenton të sabotojë reformën në drejtësi, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe funskionimit të pushteteve. PD sot ka treguar edhe njëherë se halli i tyre është reforma në drejtësi dhe se ‘fajin’ e ka vettingu, i cili nxjerr jashtë loje kapjen politike dhe pazaret. Por, për sa kohë mazhoranca do të qëndrojë krah SHBA-BE, vështirë së Meta-Basha-Berisha-Kryemadhi do ia dalin ta sabotojnë reformën. (F.Muça / lexo.al)