Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vlerësuar si të drejtë vendimin e policisë për sekuestron e pronave të grupit të Doçajve në mënyrë emergjente, e për rrjedhojë i ka kërkuar ditën e sotme Gjykatës ‘të vulosë’ vendimin përfundimtar.
Bëhet fjalë për 8 asete gjithsej, 4 shtëpi, dy automjete njëri prej të cilave i blinduar dhe dy sipërfaqe toke në pronësi të Martin Bletës, Artan Doçit dhe të një tjetër anëtari të grupit me inicialet M.D, të dyshuar kryesor si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020
Më konkretisht: banesë tre kate në Shkodër; Banesë 2 katëshe në Shkodër; Banesë 2 kate plus papafingo në Shkodër; Automjeti tip Mercedez Benz, prodhim i vitit 2012; Automjet tip BMW i blinduar; Banesë dy kate plu njësi shërbimi në Shkodër; Tokë arë me sipërfaqe 1541 m2 në Shkodër; Trual me sipërfaqe 350 m2 në Shkodër.
Gjithashtu, nga data 7 shkurt deri më 20 shkurt, operacioni Forca e Ligjit ka dorëzuar në SPAK 24 kërkesa për vlerësim sekuestro për pasuri të ndryshme.
g.kosovari