Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi deklaroi se presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Lulzim Bashës t’i mbledhë njerëz për tubimin e paralajmëruar më 2 mars.
Ndonëse i referohej raportimeve në media, Klosi shprehu bindjen se Meta e thirri Bashën për këtë arsye në Presidencë.
“Ai mud të bëjë thirrje, por nuk është normale. Pse do flasë? Do i tregjë popullit se ky Parlament që e ka zgjedhur…mbase po të ishte zgjedhur nga populli mund të kishte një gjysmë të drejtë.
Sot e tregoi edhe me thirrjen që i bëri opozitës dhe i tha mblidhi njerëzit e tu. Unë kam parë vetëm mediat. Dhe kam parë të gjitha lajmet.
Për mua ishte qartë që i kërkoi opozitës t’i mbledhë popullin.
Për mua gaboi rëndë, e di që gjysma nuk do i vejë.
Premtime të tilla kemi dëgjuar, por ai nuk ka mundësi, unë do e pyes. Kush është mekanizmi për t’i bërë këto gjëra?”, u shpreh Klosi. /e.s/