Një maskë që po testohet mund të diagnostikojë më herët tuberkulozin. Maska, e projektuar me ndihmën e shkencëtarëve britanikë, mund të zbulojë bakteret e sëmundjes që dalin nga goja e një pacienti të dyshuar me tuberkuloz. Mjafton vetëm që pacientët ta vendosin maskën në para gojës për vetëm gjysmë ore.
Studiuesit thonë se teknologjia që po ndryshon mund të shpëtojë miliona jetë njerëzish në vit, duke dhënë një diagnozë më të shpejtë për tuberkulozin.
Paraprakisht maska është testuar tek njerëzit e sëmurë me tuberkuloz. Maska arriti të identifikojë saktë të sëmurët në 86% të rasteve. Maska është duke u përgatitur dhe pritet që të kursejë edhe mijëra paund.
Brenda maskës vendoset alkool polivinil i sistemuar në shirita. Këto shirita më pas mund të kapin lehtësisht bakteret e tuberkulozit kur një person i sëmurë merr frymë, kollitet ose bisedon. Pas 30 minutash, shiritat mund të testohen në një laborator dhe rezultatet merren brenda gjysmës së ditës.
Tuberkulozi është një nga dhjetë shkaqet kryesorë të vdekjes në nivel global, duke vrarë një total prej 1.5 milionë njerëzish vetëm në 2018. /e.s/