Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi zhvilloi këtë të mërkurë një takim me një delegacion të zyrës së Prokurorisë Federale të Belgjikës. Delegacioni i përbërë nga prokurori Frederic Van Leeuw, zëdhënës prokurori Eric Bisschop, magjistrati Julien Moinil dhe ekspertja Oeljana Radelicki u informuan për punën e bërë nga KLP deri tani.
Gjatë takimit, Ibrahimi theksoi se sistemi i prokurorisë në vend po rifreskohet me magjistratë të rinj nga prurjet e Shkollës së Magjistraturës. Sipas tij, ata duhet të ndjekin trajnime të vazhdueshme sidomos në fushën e bashkëpunimin dhe shkëmbimin të informacionin në nivel ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, Gent Ibrahimi deklaroi se reforma në drejtësi duhet të jetë e pavarur dhe efikase. Ai informoi delegacionin belg se KLP do të emërojë së shpejti një prokuror në Eurojust si pikë kontakti për të gjithë partnerët ndërkombëtarë. /e.s/