Gjermanët të cilët po konsiderojnë blerjen e makinave elektrike ose hibride, morën sot një motiv shtesë, pasi subvencione të reja hynë në fuqi.
Shpërblimet e reja, që vlejnë për të gjitha automjetet e tilla të regjistruara që nga 4 nëntori i vitit të kaluar, hynë në fuqi javën e kaluar, pas miratimit nga autoritetet e Bashkimit Europian.
Sipas detajeve të publikuara në gazetën e qeverisë, një makinë elektrike që kushton deri në 40 000 euro, do të mund të blihet për 6000 euro.
Shpërblimi do të zgjasë deri në fund të vitit 2025.
/a.r