Presidenti Ilir Meta pas anulimit të tubimit të 8 Dhjetorit të vitit të kaluar në Qytet Studenti për shkak të tërmetit, i është rikthyer sërish kësaj kauze duke thirrur popullin në datë 2 mars në një protestë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
I pyetur se përse nuk e shpërndan Parlamentin duke qenë se të zgjedhurit i cilëson si dele-deputetë, Kreu i Shtetit u shpreh se ditën kur ka thirrur popullin në shesh, do të firmosë dekretin e parë kundër grushtit të shtetit, por nuk e specifikoi nëse kjo lidhej me shpërndarjen e Kuvendit.
“Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria dhe gjysmë-parlamenti. Së dyti ka edhe persona të tjerë, që do të ketë padi të reja, cdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit. Do të marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit. Nëse kjo godinë, ky institucion është sot një kështjellë e vetme, për fat të keq, por e pamposhtur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, përpara popullit në bulevard, ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve, me qëllim shpopullimin e këtij vendi, duke e kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar, por edhe shumë problemeve të tjera. Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, falë popullit shumë shpejt, nuk do të ketë vetëm një institucion që është Presidenti në mbrojtje të Kushtetutës, por të gjithë këta institucionet që janë në bulevard do i kthehen popullit” tha ai.
Ilir Meta kishte një përgjigje edhe për kryeministrin Edi Rama që iu përgjigj mbrëmë duke e injoruar ‘Ku e ka popullin ky, në WhatsApp?’ tha kryeministri, ndërsa sot Presidenti u përgjigj duke thënë se “Ata që kërkojnë popullin e Presidentit të WhatsApp të përgatisin poturet e gjera”. /e.s/
Kontrollo veten se qelbesh ere!