Kryeministri Edi Rama ishte sot në Sauk, në shtëpinë e re të Naim Myftarit, familja prej katër anëtarësh e të cilit mbeti në qiell të hapur nga tërmeti i 21 shtator 2019.
ot ata kanë banesën e re të rindërtuar nga e para tha kryeministri Rama, i cili ishte i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kryeministri tha se pas donacioneve të mbledhur në Bruksel, do të niset me rindërtimin e shtëpive në fshat pasi është emergjente për shkak se banorët janë në çadra akoma.
“Të gjithëve do u bëhen një për një, këtyre që janë në fshat një herë të parëve do u bëjmë shtëpitë se janë në cadër, e ata do hyjnë në shtëpi brenda vitit, pastaj këto të qytetit, do i kenë shtëpitë si as në ëndërr nuk i kanë parë”, tha Rama.
Rama nuk ngurroi të bënte edhe batuta.
“Ta mbash mirë se ti pa këtë je si shpia pas tërmetit, me këtë je si shpia e re”, i tha kryefamilarit për të shoqen.
Ndërsa tha se problemi më i madh tani ishin punëtorët për rindërtimin e vendit.
“Jo vetëm që ka punë, me gjithë këtë rindërtim problemi janë punëtorët, do hapen vende pune pafund, duan punë në shtet se e duan rrogën pa punë”.
Një nga pjesëtarët e familjes tha se i afërmi i saj është hequr nga puna në bashki.
“E hoqi Luli nga puna”, tha e zonja e shtëpisë.
Rama: Po s’e ka hequr Luli se Luli ka qenë në gjumë.
“Punojmë e nxjerrim bukën por për shtëpi nuk e qitshim dot”, tha gruaja.
Gjatë vizitës në familjen Myftari, biznesmeni, i cili ndihmoi në rindërtimin e shtëpisë mori lëvdata nga Veliaj.
“Bashkimi na ka nderu, ne i kërkum me na ndihmu por ka shku përtej”, u shpreh Veliaj.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeminstrit, i cili tha se: “Tani ne s’do rrimë tu të lavdëru ty vëlla”.
“Tani ne s’do rrimë tu të lavdëru ty vëlla. Tani, që të jesh i qartë ti dhe të gjithë ju që jeni biznesmenë , kur bëni të tilla gjëra e bëni për veten tuaj, jua kthen jeta, puna, gjithësia, lani një pjesë të shpirtit, se të gjithë s’e lani dot. Shumë mirë ke bërë. Për veten tënde e kë bërë se ne si me ty si pa ty do e kishim bërë vetë”, tha kryeministri Rama.
Biznesmeni: Kryesisht puna.