Nga Alfred Peza
Tërbimi i lidershipit të opozitës pasi Konferenca e Donatorëve për rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, siguroi 1.15 miliardë euro, të risjell ndërmend një situatë identike në një kohë të largët. Mirë atëherë që ishim ende të pushtuar nga Turqia, po sot pse nuk po arrijmë që të çlirohemi ende nga Djalli?!
Mirë për Edi Ramën jo e jo, po si nuk folën një fjalë të mirë edhe për Shqipërinë xhanëm?!
Fatkeqësia është se as pas 110 vjetësh, nuk kemi ndryshuar. Ndaj shqiptari i thjeshtë sot mund të ndihet me udhëheqësit e vet në opozitë, si me beun e dikurshëm të këtyre rreshtave:
“Zemëra më qante dhe thashë me vetëhe time:
-T’u thaftë goja, more beu ynë.
Të plastë koka, more beu ynë.
Të paskan lënë mënt, more beu ynë!
Qënke veshgjatë, more beu ynë!
Qenke tyrk, more beu ynë.
Qenke xhonturk, more beu ynë.
Në klub të shqiptarëvet na the si duhet të sillet Turqia që të shpëtojë nga rreziku i sotmë dhe të rrojë për jetë;
PO PSE S’FOLE NJË FJALË PËR SHQIPËRINË?”
“Klubi i Selanikut”- ANDON ZAKO ÇAJUPI, 1909.