Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi nga Kosova, pasi ka shpërndarë një koment të Rexhep Qoses, për përçarjen që po shkaktojnë disa media mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Besim Kryeziu: Me siguri e dini se Qosja ne Kosove i ka fituar me pak se 1% te votave. Do te thot se ai nuk e perfaqeson askende.
Duhet ta dini mire se Kosova nuk e ka vene ne pyetje territorin e Shqiperise, siq ke bere ti me Thaqin e Vuqiqin. Pastaj nuk ju ka akuzuar juve kryeministri i Kosoves ne gjykate, po ju e keni akuzuar Ramushin.
Qosja eshte i humbur ne Kosove, ai çdo here e ka mbajte anen e kundert me interesat e Kosoves. Pra i humbur je edhe ti. Jam i sigurte se keni degjuar se ne kohe te luftes, Qosja u rrua ne zero dhe iku nga Kosova i veshur si grua.
Pos tjerash statusit i paske dhene tendence islamike, ne stilin e diktatorit fashisto islamik R. T. Erdogan, te cilin edhe Qosja e perkrahe.
Perfundimishte duhet ta kuptoni se Kosova nuk kthehet ne Jugosllavi, siq po mendon ti e Vuqiqi“.
Edhe dy komente mi pat fshi pas vizites se pare ne Beograd, ne kohen kur duartrokitej nga shumica ndersa une e pata kritikuar per faktin se e citoj Andriqin dhe se ne Nish beri marreveshje per shuarjen e shtetit te Kosoves me Vuqiqin. Madje me pat quajte nacionalist, gje te cilen me kenaqesi ja pranoj kur eshte ne pyetje Serbia.
Edi Rama: Besim Kryeziu e para i dashur mik që i dashur nuk je, nuk janë votat që e përcaktojnë nivelin e mendjes së një individi, se gjyshja ime s’ka marrë asnjë votë tërë jetën e saj, po ishte më e mençur se unë që kam marrë vota më shumë se të gjithë të tjerët, këtej e andej kufirit;
e dyta, unë nuk e kam vënë kurrë në pyetje territorin e Kosovës siç shkruan ti, sepse që ta thuash këtë duhet minimumi të nxjerrësh një fjalë të thënë prej meje si provë, çka nuk ke asnjë shans që ta gjesh askund tjetër përveçse në gojët e shpifësve, të cilët të kanë kthyer edhe ty në një shpifës për këtë temë;
e treta, unë e kam çuar në gjykatë Ramushin sepse ka shpifur ndaj meje, duke thënë gënjeshtra të patolerueshme, por nëse ti mendon se kur kryeministri yt shpif ndaj kryeministrit të Shqipërisë, kjo shkon në favor të interesave të Kosovës, ndërsa kur kryeministri i Shqipërisë e çon atë në gjykatën e Kosovës dhe i thotë hajde provo në gjykatë se nuk ke gënjyer popullin tënd lidhur me kryeministrin e Shqipërisë, kjo qenka kundër interesave të Kosovës, atëherë ti vëlla dhe kush mendon si ti, jeni hall për Kosovën jo ndihmë;
e katërta, nëse Rexhep Qosja qenka tradhëtar i Kosovës atëherë më fut në radhë me të, sepse është nder për mua (siç është kënaqësi të jem i humbur në sytë e çdo fitimtari të llojit tënd);
e pesta, kthimin e Kosovës në Jugosllavi e predikojnë ata që nuk e kanë kuptuar akoma as që Jugosllavinë nuk e ringjall dot as Tito po të ringjallet bashkë me komunizmin, as që kërcënimi i Kosovës sot nuk është fantazma e Jugosllavisë, po janë vetëizolimi, humbja e respektit të miqve të mëdhenj, mbyllja në një treg të vogël sa hapësira e saj, kufizimi i lëvizjes së njerëzve e mallrave, varfëria e papunësia që nuk kanë shans të luftohen me propagande luftarake e as me sulme qorre ndaj meje e ndaj Shqipërisë;
e fundit, patriot është ai që do vendin e tij, nacionalist është ai që urren vendin e tjetrit, prandaj edhe patriotet janë ata që i duhen vendit, ndërsa nacionalistët nuk i duhen as dreqit!
Kështu që faleminderit për komentin e pasur me dokrra të flakta prej nacionalisti, sepse më dhe mundësinë të komentoj jo veç për ty, po për krejt ata që kanë fatkeqësinë të mendojnë si ti, e duke të siguruar për keqardhjen time të sinqertë të uroj shëndet e mbarësi në familje