Ndeshja tjetër e mbrëmjes është ajo ndërmjet Dortmundit dhe PSG-së. Një sfidë emocionuese që vë përballë dy ekipe që luajnë një futboll të bukur. Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet titullare.
Trajneri Favre i ka besuar më të mirëve. Haaland, Hazard dhe Sancho janë sulmi i frikshëm. Djaloshi 19-vjeçar rikthehet të provojë sërish emocionet e Championsit pas eliminimit me Red Bull Salzburgun.