“Adidas” prezantoi topin e ri zyrtar të finales së Ligës së Kampionëve, që do të luhet më 30 maj në Stamboll. Ai do të përdoret edhe në të gjitha ndeshjet kualifikuese, që fillojnë sot. Dizajni është frymëzuar nga qyteti pritës i finales së këtij edicioni.
Modeli i topit të ri paraqet një interpretim artistik të një harte të Stambollit, të tërhequr me dorë, që lidh në mënyrë unike dy kontinentet; të Evropës dhe Azisë. Emri i tij është “Stambolli 20”.
g.kosovari