Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë njoftoi se numri i viktimave nga shpërthimi i koronavirusit të ri në vend, tashmë zyrtarisht i njohur si COVID-19, është rritur në 1 896.
Autoritetet deklaruan se gjithsej janë konfirmuar 72 436 raste me virus, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit, 98 persona kanë humbur jetën dhe janë zbuluar 1 886 raste të reja.
Jashtë Kinës, numri i të infektuarve me koronavirus është 60 në Hong Kong dhe 10 në Macau. Të dyja vendet janë rajone të veçanta administrative.
Numri i personave që janë nën vëzhgim mjekësor ka shënuar rënie, përkatësisht në 141 552.
Virusi COVID-19 thuhet se është transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët e natës.
Ky virus është përhapur në mbi 20 vende të tjera, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.