Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte e ftuara e para e sezonit të tretë të spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan”.
Ministrja, e cila pak javë më parë solli në jetë fëmijën e saj të dytë, iu përgjigj pyetjeve të të vegjëlve, të cilët kërkuan prej saj që t’u tregonte kuptimin e emrave që u ka vendosur fëmijëve.
“Unë kam zgjedhur që vajzës dhe djalit t’u vë dy emra të shkurtër që në shqip kanë kuptim, Nalta që do të thotë nalt, lart, dhe Kren – si shqipja me dy krena, kokë… kështu që dhe të dy bashkë duket sikur kanë një kuptim, pra kren-nalt, duket sikur kanë një kuptim, pra kryenaltë”, ka thënë ministrja. /e.s/