Ka vdekur nga coronavirusi, Liu Zhiming, drejtori i Wuchang Hospital në Wuhan. Të premten e shkuar në të njëjtin spital vdiq edhe një infermiere 59 vjeçare, edhe ajo pasi ishte infektuar me Covid-19. Ka qenë pikërisht qyteti Wuhan vatra nga ku nisi epidemia e Coronavirusit.
Dhjetë ditë më parë në spitalin e Wuhan vdiq edhe një tjetër mjek, 34-vjeçari Li Wenliang, që kishte dhënë i pari alarmin për shpërndarjen e virusit vdekjeprurës, por që nuk ishte dëgjuar nga askush.
Ndër të tjera, gjithmonë në qytetin vatër të coronavirusit, një nga pacientët e infektuar me sindromin Covid-19 dhe i kuruar me plazmë gjaku nga personat e shëruar, ka dalë nga spitali. Lajmin e bëri me dije Sun Yanrong, funksionar i ministrisë kineze të Shkencës dhe Teknologjisë, gjatë një konference për shtyp në Pekin.