Pas Konferencës së Donatorëve ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për Rindërtimin, kryeministri Rama dhe Presidentja e KE, Ursula von der Leyen dolën në një deklaratë për mediat.
Nga Brukseli, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se qëllimi i vetëm ishte rindërtimi dhe shifra e arritur i kaloi të gjitha pritshmëritë.
“Kjo mund t’i kishte ndodhur gjithkujt prej nesh, dhe ne i detyrohemi mbijetuesve dhe të dashurve që humbën njerëzit e tyre, për t’i ndihmuar. Sot komiteti ndërkombëtar premtoi ta ndihmojë Shqipërinë në rindërtim dhe në rimëkëmbje, Shqipëria nuk është vetëm, ne do ta shoqërojmë gjatë gjithë fazës së rindërtimit. Shqipëria është mik i BE. Jam shumë e lumtur të them që BE, kanë angazhuar 400 milionë euro, por shifra bëhet edhe më e mirë akoma, sot i kaluam të gjitha pritshmëritë, 1.15 miliardë euro për Shqipërinë, që është një shifër fenomenale që do të plotësojë nevojat”, tha Ursula von der Leyen.
Sa i përket hapjes së negociatave me BE-në, presidentja e KE-së shprehur mendimin e saj se ka ardhur koha për të hapur bisedimet.
“Ne kemi punuar shumë për këtë konferencë pas një tërmeti të tmerrshëm. Me të njëjtin intensitet, kemi punuar për të shtruar rrugën që Shqipëria të shkojë drejt hapjes së negociatave. E kemi parë metodologjinë që është pranuar nga të gjitha anët. Po punojmë për raportet për vendin dhe këto janë përpjekje për ti bindur të gjithë, prandaj për mendimin tim, ka ardhur koha për të hapur bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. I mbajtën të gjitha premtimet, prandaj na takon ne që të vijojmë rrugën”, përfundoi Ursula von der Leyen.
/a.r