Në Konferencën e Donatorëve që po mbahet në Bruksel, shtetet anëtare pjesëmarrëse po shpallin angazhimin e tyre me fonde për procesin e Rindërtimit në Shqipëri.
Rumania tha se angazhohet në total me 2 milionë lei rumune.
Ndërsa Hungaria do të dhurojë 250 mijë euro për të rindërtuar kishat e dëmtuara.
Irlanda që u gjend menjëherë pranë Shqipërisë dhe ofroi ekspertët për të vlerësuar cilat banesa ishin të banueshme dhe të pabanueshme, tha se ofron 300 mijë euro për Kryqin e Kuq.
Sa i përket Maltës, Portugalisë dhe Qipros, thanë se do ta mbështesin Shqipërinë me ndihmë financiare por nuk dhanë një shifër të caktuar.
Mali i Zi dha 500 mijë euro, dhe së bashku me kontributin financiar e bërë më parë, i gjithi arrin në shumën 750 mijë euro.
Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri janë vlerësuar se arrijnë shumën 1 miliard euro.
/a.r