Në Bruksel, shtetet anëtare pjesëmarrëce në Konferencën e Donatorëve po shpallin publikisht angazhimin e tyre me fonde për procesin e rindërtimit pas termetit te 26 nentorit.
Franca do të investojë në projekte 100 mln euro, ndërsa 60 mln euro do ti japë si hua.
Suedia do të japë 5.6 milion euro në grante për emergjencën civile. 3 mln euro i ka ofruar në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Holanda do të ndihmojë Shqipërinë me 3 milion euro për aktivitetet ndërtuese.
Danimarka do të japë 2 milion euro për rindërtimin.
Polonia do të japë 2.7 milion euro për rindërtimin.
Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin e Shqipërinë
Ndërsa Gjermania do të vërë në dispozicion 11 milionë euro ndihmë financiare për rindërtimin në Shqipëri.
Sllovakia dhuron 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore, teksa njoftoi se do të ndihmojë edhe me asistencë teknike.
Ky fond do të shkojë për rindërtimin e banesave, përballimin e situatave emergjente, zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës.
Në konferencën e donatorëve janë mbi 100 shtete.
g.kosovari