Ditën e sotme është raportuar një skandal i madh që po ndodh në klubin e Barcelonës. Sipas “Cardena Ser”, drejtues të klubit katalanas, me në krye presidentin Bartomeu, po paguajnë një kompani influencuese në rrjetet sociale.
Kjo kompani ka profile të ndryshme me të paktën 65 mijë ndjekës dhe herë pas here del hapur kundër figurave si Lionel Messi, Gerard Pique apo Xavi Hernandez e Carles Puyol. Përveç këtyre, emra të tjerë që janë sulmuar kanë qenë edhe ish-presidenti Laporta si dhe Pep Guardiola.
Kjo strategji ka dy vite që ndiqet nga drejtuesit më të lartë të klubit sipas “Cardena Ser”. Nëse diçka e tillë konfirmohet do të thellonte akoma më shumë skandalin te Barcelona.
Segundo a @SERCatalunya, o Barcelona contratou uma empresa para criar perfis e espalhar mensagens positivas da diretoria do clube nas redes sociais, desde 2017.
Esses perfis também atacam nomes como Messi, Piqué, Guardiola e opositores.
A espera da posição do clube.
— Marcelo Bechler (@marcelobechler) February 17, 2020
Lidhur me këtë lajm, që fillimisht u raportua nga “Cardena Ser”, ka reaguar vetë klubi katalanas. Në një komunikatë zyrtare, Barça mohon kategorikisht të ketë lidhje me një skandal të tillë dhe shton se nëse lajmi i raportuar nuk korrigjohet dhe klubi blaugrana implikohet përsëri në ngjarje të tilla, do të marrë masa juridike.
FC Barcelona statement
🔗 https://t.co/u3Vsb8HcSG pic.twitter.com/KOPjBb0Tgs— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 17, 2020
g.kosovari