Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel u shpreh se prania në Konferencën e Donatorëve tregon solidaritetin me Shqipërinë në këtë moment të vështirë që po kalon pas tërmetit.
“Ne jemi këtu për të kontribuar, për të plotësuar nevojat e këtij vendi. Ne njohim fleksibilitetin e Shqipërisë që për ne ka shërbyer si një dritë frymëzimi. Ne jemi këtu për të treguar solidaritetin, vëllazërinë, si Komision Evropian, të gjithë bashkë. Të gjithë shtetet anëtarë kanë deklaruar vullnetin e tyre për të ndihmuar popullin shqiptar në momentet e tij të vështira. Komisoni ka miratuar një ndihmë të konsiderueshme për Shqipërinë, për të vlerësuar dëmet që janë bërë, kemi shpërndarë ndihmë konkrete për popullin shqiptarë.
Sot jemi këtu të mobilizuar, dhe nuk jemi vetëm, por jemi të gjithë bashkë për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin, duke filluar nga SHBA nga Banka Botërore. Ne duhet të punojmë që të mbledhim të gjithë komunitetin ndërkombëtarë për të ndihmuar në këtë kauzë. Ne duam të ndërtojmë shkolla, dhe duhet të punojmë krah për krah. Pse po e bëjmë këtë? Sepse një familje evropiane. Shqipëria dhe Ballkkani Perëndimor nuk janë larg, janë fqinjët tanë më të afërt. Ne kemi një histori të përbashkët, dhe gjithashtu një të ardhme së bashku. Jemi të vendosur të intensifikojmë marrëdhëniet tona me Rajonin. Ne ndajmë interesa dhe spektrin ekonomik dhe politik të sigurisë. Jam i sigurt se konferenca e sotme do të jetë një suskes, sikundër jam i bindur që populli shqiptar do t’i kalojë këto momente më i fortë se kurrë, dhe për këtë mbështetuni tek ne“, deklaroi kreu i KE.
g.kosovari