Një 45-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.L., banues në fshatin Bërdicë e Madhe, Shkodër ka rënë në prangat e policisë pas urdhrit të ndalimit për një ngjarje të ndodhur rreth një vit më parë.
Në datën 08.05.2018, Gjykata e Shkodrës i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ky shtetas, më datë 05.05.2018.
Ai dyshohet si autor i plagosjes me armë zjarri ndaj 62-vjeçarit, të identifikuar me inicialet Xh.V., banues në Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.
g.kosovari