Momente paniku në qytetin e Korçës, pas disa të shtënave me armë zjarri të shënuar mesditën e sotme.
Ngjarja është shënuar në lagjen nr.17 ku janë shënuar të shtëna me armë zjarri.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se është qëlluar me armë zjarri, pas një konflikti të ndodhur.
Për pasojë policia ka shoqëruar njërën nga palët, ndërkohë që po kryhen veprime të mëtejshme.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa policia vijon nga puna për zbardhjen e tyre.
Për momentin është shoqëruar në komisariat një nga palët që është përfshirë në konflikt ndërsa të tjerët janë identifikuar por janë ende në kërkim nga policia.
Burime policore bëjnë të ditur se është qëlluar në ajër dhe se nuk ka persona të lënduar.
g.kosovari