Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare për të diskutuar për shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme.
Në seancën e sotme në Kuvend do shqyrtohet projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, projektligji për produktet plehëruese, projektligji “Për disa ndryshime në ligjin për lejet e mjedisit, projektligji për disa ndryshime në ligjin nr për mbrojtjen e mjedisit”.
Po ashtu në seancën e sotme plenare Kuvendi do shqyrtojë projektvendimin për disa shtesa në vendimin për ngritjen e nënkomisionit për qeverisjen vendore në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të ndryshuar.
Gjithashtu Kuvendi do shqyrtojë njoftimi/miratimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën në vijim. /e.s/