Shpërbëhet Kuvendi, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht më 12 prill do të ketë zgjedhje.
Kuvendi vazhdoi me seancën e 137, ku në rend dite ishte shpërbërja e tij.
Për shpërbërjen e Kuvendit votuan 108 deputetë, asnjë kundër apo abstenim.
Tani edhe zyrtarisht, Maqedonia e Veriut më 12 prill do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Kjo ishte legjislatura e nëntë parlamentare që nga pavarësa e Maqedonisë së Veriut.
/a.r