Hetuesit italianë kanë marrë dëshmi nga familjarët e 16-vjeçares shqiptare, e gjetur e pajetë dje nga të afërmit në shtratin e saj, ndërsa dyshojnë edhe mjekim të gabuar të saj.
Hetimet po zhvillohen edhe në spitalin Belcolle në Viterbo. Sipas asaj që është rikonstruktuar, babai dhe nëna e vajzës, kanë dhënë dëshminë e tyre mbi gjendjen e saj para se ajo të deklarohej e vdekur.
Në këtë kuptim, ekziston edhe mundësia që Aurora Grazini të mund të ketë konsumuar diçka vdekjeprurëse.
Mjekët do të dëgjohen gjithashtu në orët e ardhshme. Prokurori publik i Viterbo ka hapur një hetim dhe procedim për vrasje. Procedimi, i koordinuar nga Prokurori Paolo Auriemma, aktualisht është kundër personave të panjohur.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza dërgoi një ekip inspektorësh në spitalin Belcolle për hetime mbi ngjarjen. Gjithashtu Këshilltari për Shëndetin e Rajonit të Lazios Alessio D’Amato ka urdhëruar një kontroll klinik mbi vdekjen e vajzës së re “për të verifikuar procedurat klinike të kryera në spital para se ajo të ndërronte jetë”.
Autopsia do të kryhet të martën në spitalin Viterbo: ekzaminimi duhet të sqarojë shkaqet e vdekjes dhe të përcaktojë nëse vajza vuante nga ndonjë patologji apo ndonjë sëmundje që nuk u diagnostikua kurrë. Prokurori gjithashtu urdhëroi marrjen e të gjithë kartelave mjekësore-shëndetësore të vajzës për të rindërtuar historinë e gjendjes së saj shëndetësore të tanishme dhe të kaluar.
Në këtë kuptim, dokumentacioni është marrë edhe nga mjeku i familjes.
/a.r