105 milionë euro do të shkojnë në favor të turizmit. Qeveria shqiptare dhe BERZH dhe kanë nisur zbatimin e programit të financuar nga Bashkimi Europian për zhvillimin ekonomik lokal përmes turizmit. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit tha se investimi do të prekë rrugën dytësore Durrës-Kavajë si dhe të gjithë rrugët e brendshme të këtij destinacioni.
“Është një premtim i marrë nga qeveria shqiptare nga të gjitha nivelet e kësaj qeverie. Do të doja shumë të isha pjesë e këtij programi, që të kishim mundësi që sezonin e ardhshëm ta gjej rrugën dytësore të këtij destinacioni dhe të gjithë unazën të përfunduar”, tha Klosi.
Programi synon të kontribuojë në turizmin cilësor dhe të qëndrueshëm në rritjen ekonomike dhe konkurrencën në 4 rajone Berat, Korça, Fier dhe Shkodër.
“Duam shumë që ne ta mbështesim me fonde për të pasur mundësinë që të rrisim nivelin e shërbimeve dhe nivelin e ofertës”, tha ministri.
Buxheti i përgjithshëm i veprimit përfshinë 40 milionë euro si kontribut i BE-së, ndërsa BERZH do të sigurojë burime shtesë deri në 60 milionë euro nën garancinë e qeverise dhe 5 milionë euro për kredi të vogla përmes institucioneve financiare lokale.
/a.r