Adolfo Sormani, trajneri i Partizanit, pas fitores në Laç, ka folur për “Supersport”: “Komplimentet duhet të shkojnë për lojtarët, pasi janë treguar me personalitet, mundëm dhe dominuam kundërshtarin në një fushë të vështirë. Kemi shumë punë dhe rrugë për të bërë përpara”.
Por, çfarë ndryshoi te Partizani pas ndeshjes në Kupën e Shqipërisë, ku pësoi 3 gola nga Besëlidhja? Ja se si e analizon trajneri: “Kemi ndryshuar shumë. Kemi ndryshuar mënyrën e të menduarit të lojtarëve, që kanë filluar të kuptojnë se përpara të gjithave është skuadra.
Komplimentet shkojnë për sulmuesit, sidomos kur nuk kishin topin, pasi ngacmonin kundërshtarët dhe kur merrnin topin ishin të rrezikshëm”.
Telushi po kalon super moment dhe duket se është kthyer ai i sezonit të shkuar pas një periudhe jo të mirë. Trajneri i jep këshillën e tij. “Besoj që gjëja më e rëndësishme për ne është që Telushi të bëjë që skuadra të luajë thjeshtë dhe të ketë qëtësi. Këtë pres nga Telushi të bëjë në fushën e lojës. Nuk ka rëndësi kush do shënoj, rëndësi ka skuadra. Ajo që më shqetëson është që pësojmë gol, pa asnjë goditje në portë”.
“Jemi në një situatë, që lojtarët kanë kuptuar se futbolli luhet në skuadër. Jemi 20 lojtarë që hyjmë në fushën e lojës dhe duhet të japin të gjithë maksimumin. Kjo ka rëndësi dhe jo kush e përcakton”.
telesport.al