Tërhiqet nga gara për kryebashkiak, pasi në rrjetet sociale i publikuan një video me pullë të kuqe ku shfaqej në momente intime.
Në Paris, për kandidatin e République En Marche për kryebashkiak të kryeqytetit francez, Benjamin Griveaux, gara mbaroi të premten e 14 shkurtit.
Teksa synonte drejtimin e Parisit, si një ndër më besnikët e Presidentit Emmanuel Macron, Griveaux, u tërhoq nga gara për zgjedhjet e muajit mars, pas publikimit të pamjeve intime.
Në një deklaratë të shkurtër, ai e cilësoi gjithçka si “sulm të pamëshirshëm”.
Griveaux, deklaroi se tërhiqet nga gara pikërisht për shkak të përhaphes së pamjeve private.
“Nuk dua më të ekspozohem. Ky vendim më kushton shumë, por prioritetet e mia janë të qarta dhe para së gjithash është familja”, deklaoroi ai.
Kështu që kur një muaj ndan nga gara, partia République En Marche, e gjen veten pa kandidat, teksa po punohet intensivisht për gjetjen e një emri tjetër.
/a.r