Ajo kurrë nuk ka mohuar që ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, por në moshën 82-vjeçare Jane Fonda ka vendosur të heqë dore. ‘Nuk dua më ndërhyrje estetike. Nuk do të pritem më’, ka rrëfyer artistja për ‘Elle Canada’.
Një varësi e vërtetë nga bisturia, prej të cilës ka vuajtur shumë për vite të tëra: ‘Ishte një tjetër drogë që zëvendësoi buliminë (çrregullimi me të ngrënin). Nuk mund të shtirem. Duhet të punoj çdo ditë për të pranuar veten kjo që jam dhe nuk është e lehtë.
Është një luftë e vazhdueshme, sepse jam rritur në një kohë ku femrat konkurronin si mace mes tyre. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe nuk ka limit për atë që mund të realizojmë nëse bashkëpunojmë të gjitha së bashku’.