Themeluesi i Gazetës Liberale, Henri Çili ka folur në emisionin “Java në RTSH”, për paketën anti-shpifje, miratimi i së cilës është shtyrë nga Kuvendi, deri në momentin që të vijë opinioni i Komisionit të Venecias. Çili ka thënë në studio, se duhet të bëhet diçka me abuzimet që bëhen në media, por paketa anti-shpifje është një instrument jo shumë inteligjent.
“Është tepruar dhe diçka duhet të bëhet me shpifjen. Bota ka qenë shoqëruese edhe me shpifjen. Çështja është se ka një kufi të hollë mes përpjekjes për strukturim dhe mos prekjes së lirisë së shprehjes. Paketa që propozoi Kryeministri nuk ishte qëllimkeqe, pasi ai është e pamundur të pretendosh se mund të kontrollosh mediat, pasi diçka të tillë nuk e bën dot as mbreti. Paketa anti-shpifje ishte një instrument jo shumë inteligjent.
Shpifësit në Shqipëri e kanë jetën shumë të lehtë. Është një sistem shumë i zhvilluar i një lloj sharlatanizmi. Ndërsa në botë, shpifësit nuk e kanë kaq të lehtë jetën sa këtu”, u shpreh Çili.
O Cili po ti je budalla ku e kupton intiligjencen.Fatkeqesi qe katynar si ky u bene botues dhe pronar universitetesh dhe mediesh.