Numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë vijon të rritet në mënyrë të frikshme.
Mediat raportojnë se numri i viktimave deri tani ka arritur në mbi 1500 persona, ndërsa mbi 67 mijë të tjerë konfirmohen të infektuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave zyrtare, mësohet se më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga virusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, në provincën Hubei të Kinës.
Koronavirusi vazhdon të përhapet, ndërsa tani ka arritur në 28 vende dhe territore, duke u kthyer kështu në një sfidë për mjekët. /e.s/